Ish-deputeti me kobure Gent Strazmiri, e quan fitore të madhe marrëveshjen PS-Rithemelim.
“Thjesht u zbythën!
Ky është lajmi!
U zbythën, megjithëse dukeshin të plotfuqishëm, moskokëçarës, sepse kanë shumë pare, me SPAK e me gjykata dhe, ç’është më e rëndësishmja me “mbështetje diplomatike”…
A është ky fundi? A u “zgjidh” situata?
Jo!
Ky është fillimi i së parës prej fitoreve që do të vijnë pas saj, por më shumë se kaq, është prova se qëndresa pa kompromis është e vetmja rrugë!
Qëndresës pa kompromis nuk kanë ç’i bëjnë!
U zbythën, e do zbythen edhe më tej, sepse ashtu si deputetët në parlament, prej 71 ditësh në rrugën ku kanë izoluar Sali Berishën, njerëzit e lirë nuk dorëzohen e as kanë në mend të dorëzohen.
U zbythën, e do zbythen edhe më tej sepse ishin me mijëra e mijëra shqiptarët e lirë, ata të pabindurit, të pableshmit, “anti-sovjetikët”, që me 20 shkurt, i dolën në krah Sali Berishës e u betuan për qëndresë pa kompromis, pa negociata, pa “diplomaci” e as ndërmjetës!!!
Qëndresa është zgjidhja!
Ajo i çarmatos, i nxjerr papritmas në dritë të diellit ashtu siç janë: një kufomë e konservuar në mungesë ajri e drite, që mjafton të çelësh një dritare për t’ia parë e përshpejtuar procesin e dekompozimit.
Zbythja e tyre, e të gjithëve bashkë si “paketë”, përballë një grupi të vogël burrash e grash të vendosur e të bashkuar, të lejon të bësh edhe “kalkulimin” e së nesërmes?
Sa sekonda i rezistojnë një shoqërie të bashkuar?
Sepse tashmë është vërtetë çështje sekondash, nga sekonda që bashkohemi të gjithë në qëndresë.
Kaq e thjeshtë është”, shkruan ai.
/f.s