Deputetët demokratë Tritan Shehu dhe Bledion Nallbati janë përplasur fizikisht sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar lidhur me mënyrën se si duhet të vijojë opozita aksionin e saj.
Debati i tyre nuk ka mbetur te fjalët, por siç mësohet, dy deputetët jane kapur edhe fizikisht me njeri-tjetrin dhe është dashur ndërhyrja e kolegëve të tjerë për të shmangur agravimin e situatës.
Tritan Shehu: Nuk jam kundër negociatave në parim. Por gjërat kanë ndryshuar dhe janë përkeqësuar. Kemi liderin politik në arrest shtepie. Dhe në keto kushte unë mendoj se duhet të kemi një aksion tjetër të kordinuar. Ne duhet të luftojmë për elektoratin tonë. Prandaj duhet të vazhdojmë një aksion në rruge e kudo ndoshta edhe poshte ballkonit të liderit tonë.
Nallbati: Jam dakord me këtë që thotë profesori. Madje propozoj që me nisjen e aksionit të lëmë t’a drejtojë Tritani, e ne të gjithë t’i shkojmë nga pas.
Shehu flet por nuk dëgjohet
Nallbati: Ik more ik. Na ke ccmend me këto muhabete. Ske bërë asgjë për aksion e asgjë dhe vjen e flet për aksion.
/f.s