Një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier ditën e djeshme, ku 19-vjeçari Grei Bihuci u vra me thikë pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.
I riu ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Pasditeve ai punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.
Më parë 19-vjeçari kishte qenë edhe futbollist me moshat e reja të klubit dhe ish-trajneri i tij Blendi Vashaku ka prekur me dedikimin e tij për 19-vjeçarin, duke kujtuar stërvitjet që kishin pasur tek Apolonia ku i riu luante si portier.
Postimi ish-trajnerit:
“Grei qofsh banor i xhenetit!
‘Presor e bëra gabim, a ta përsëris edhe njëherë?
Përsërite Grei
Këto ishin fjalët që më ngelën në kujtimet e mia kur u stërvisnim bashkë tek Apolonia, djalë i mrekullueshëm rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri. Buzëqeshja që na dhuroje çdo ditë dhe sot nuk do e shikojmë më, na dhemb, e lus Zotin të të bëjë banor të xhenetit”.
/a.r