Qendra me presion të ulët amtosferik do të mbetet aktive në Mesdhe duke mbajtur mot të paqëndrueshëm me reshje shiu në territorin e e Shqipërisë.
E Martë, 12 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me rreshje shiu, reshje bore në verilindje dhe juglindje. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/10°C
– Zonat e ulëta 8/15°C
– Zonat bregdetare 14/15°C
Kosovë
Kosova për dt. 12 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C – 7°C në mëngjes deri në 10°C – 12°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë, 13 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira më reshje shiu dhe stuhi në jug , reshje bore në verilindje dhe juglindje. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/10°C
– Zonat e ulëta 7/16°C
– Zonat bregdetare 10/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari