Erjola ka shpërthyer në lot gjatë ditës së sotme, pasi është përballur me komente, për të cilat i konsideron tendencioze.
“Të prekin vetëm në moral. Kam gjithë jetën që përballem me komente seksiste. Vetëm sepse vishem dhe dal. Prekin vetëm në moral”, tha Erjokla në lot.
Romeo: Është pise ajo që e ka bërë
Juli: Qetësohu, janë disa pisa se ishin të shpërndara pyetjen. Ajo gjëra nxjerr ata keq, jo ty. Nuk ke pse sqaro njeri.
Erjola: Është shumë e shëmtuar, që sa herë e sa herë, në moral. Nuk i kam hyrë kujt në hak në këtë shtëpi. Nuk kam provokuar njeri, nuk kam tentuar. Është e shëmtuar, se flasin kështu vetëm nga pamja… Njerëz të shëmtuar.
Kam ditëlindjen e babit më 14 mars, u kënaqa mbrëmë duke bërë ballokume, se kam festuar kurrë atë ditë. Nuk e dinë sa kemi vuajtur, si jemi, nuk dinë asgjë. Kam frikë të vishem e të dal se direkt me komente. Kam gjithë jetën që e vuaj këtë, të mos vishem e të mos dal./m.j