Sara Gjordeni dhe Bledi Mane janë përplasur gjatë programit “E Diell”, pasi ky i fundit kishte publikuar foton e cila u bë virale në rrjet, ku ishte ish-banorja, Bardhi dhe Meritoni.
Sara u shpreh se askush nuk ka të drejtë ta publikojë dhe të komentojë mbi atë moment.
Bledi: Sarës unë ia thashë edhe tek grimi që nga afër dukesh 100 herë më mirë, ndoshta ekrani, si ish banor i Big Brother dhe ish opinionist, dua të thjem që ti ke bërë atë lojën tënde që rrallë herë banorë të tjerë e kanë bërë, mos u ndje e turpëruar se të jesh pak pervers nga natyra, pak gjuajtës është njerëzore, është e përditshmja jonë dhe strategjia jote ishte më natyrale, më organike se strategjia e shumë të tjerëve.
Unë kam nxjerrë një foto, ishe ti kishe mbështetur kokën tek prehri i Meritonit, dhe Bardhi në qoshe të divanit, ishte mërzitur dhe dixhitura ime ishte ‘i ziu Bardhi’.
Sara: Aaa ti paske qenë një ndër zërat që i paske dhënë më shumë…
Fotini: Ishte kollaj e keqkuputeshme nga njerëzit.
Sara: Nuk ju jep të drejtë t’i jepni zë.
/f.s