Ketrin Gjoça, regjisorja dhe moderatorja e disa emisioneve në RTSH ishte e ftuar ditën e djeshme në “E diell”. Në një shfletim galerie me foto të vjetra, u shfaq edhe një foto me shokët dhe shoqet e saj të klasës, nga e para deri te e teta. Mes tyre ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Por si e përshkruan ajo Edi Ramën në shkollën fillore?
“E kam pasur në klasë 8 vite. Ishte nxënës shembullor, i shkëlqyer, pikturonte që atëherë shumë mirë. Kemi pasur shumë miqësi.
Shumë i sjellshëm, shumë i urtë, shumë i komunikueshëm. Nuk dukej në atë kohë si lider, ishte i butë”, shprehet Gjoça për Ramën.
/f.s