Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qendra ciklonike ku presim reshje shiu dhe stuhi me erë të vrullshme në territorin e Shqipërisë.
E Hënë, 11 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me rreshje shiu dhe stuhi në zonën e Shkodrës, reshje bore në verilindje dhe juglindje. Era do të fryjë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 7/14°C
– Zonat e ulëta 11/18°C
– Zonat bregdetare 12/19°C
Kosovë
Kosova për dt. 11 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C –8°C në mëngjes deri në 13°C – 16°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë , 12 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me rreshje shiu, reshje bore në verilindje dhe juglindje. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/10°C
– Zonat e ulëta 8/15°C
– Zonat bregdetare 14/15°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari