Prokurori i Përgjithshëm belg Frederic Van Leeuw është shprehur se ata që qëndrojnë pas sulmeve terroriste mund të jenë ende në arrati.
“Hetuesit janë të angazhuar me hetimet e ngjarjeve në Zaventem për të zbardhur gjithçka për të gjetur autorët, dhe për të përcaktuar nëse ata janë ende në arrati”, ka thënë në një konferencë për shtyp Van Leeuw raporton Tch.
Ndërkaq, rreth mesditës një tjetër shpërthim i kontrolluar është bërë nga policia në aeroport, dhe bëhet fjalë për një brez eksplozivi, sipas raportimeve më të fundit të mediave vendase.
Ndërkaq, burime policore bëjnë të ditur se një person i tretë që tentoi të hedhë veten në erë në aeroport nuk është arrestuar ende, shkruan gazeta belge “Het Nieuwsbald”.
Transmetuesi publik belg, VTM bën të ditur se edhe centrali bërthamor i Tihange është evakuar për arsye sigurie, duke cituar gjithashtu burime policore. Një zëdhënës thotë se në të gjitha centralet bërthamore në vend janë rritur masat e sigurisë që pas sulmeve të Parisit.