Regjisori Çek i filmit Jan Nemec, një përfaqësues i rrymës moderne të filmit çekosllovak në vitin 1960, ka vdekur në moshën 80-vjeçare. Televizioni shtetëror çek tha, duke cituar gruan e tij, se Njemec vdiq të premten, por detaje të tjera nuk janë zbuluar.
Njemec bashkë me Milos Forman kanë bërë filma që rrënjësisht treguan devijime nga filmat e realizmit socialist tipik i epokës komuniste. Filmi i tij i parë artistik “Diamantet e natës”, në vitin 1964, për dy djemtë që ikën nga një tren në rrugën drejt kampit, u dha në festivalin e bërë në qytetin gjerman të Mannheim.
Filmi “Raport mbi Partinë dhe mysafirët” nga 1966, një alegori e regjimit totalitar, u ndalua.
Pas filmit dokumentar “Oratorio për në Pragë”, një film kushtuar pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë në vitin 1968, ai u ndalua për të bërë filma, dhe në vitin 1974 ai u largua nga vendi, dhe deri në vitin 1989 ai ka jetuar në Gjermani dhe SHBA