Dosja për dhunën në familjen mbretërore tashmë i ka kaluar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore e cila do të kryej hetime të thelluar për të zbuluar personin i cili shpërndau videon, një provë e dorëzuar nga Princ Leka tek strukturat policore.
Princ Leka i shoqëruar nga avokati i tij është paraqitur pranë AMP-së këtë të shtunë ku është marrë një pyetje për përplasjet me ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharia.
Publikimi i videos solli reagime të shumta në opinion publik. Menjëherë përmes një reagim, policia e Tiranës u distancua nga publikimi i kësaj video duke u shprehur se nuk ka dalë nga strukturat policore.
Ndërsa materiali kallëzues i depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm rezulton se zarfi ku ishte e administruar prova të mos ishte i hapur.
/f.s
Princi thone ! Shqipria asht Republike dhe jo monarki