Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët në Shkodër për të bërë një analizë të thelluar financiare jo vetëm për punën që kanë bërë por dhemë tej. Mbledhjes iu bashkuan dhe kryebashkiakët e Berishës.
Por si e sheh praninim e ftesës së Ramës, nga kryebashkiakët e Berishës, analisti i njohur Ben Andoni? Në një intervistë për Report Tv, Andoni e sheh si fillim të zbutjes së marrëdhënieve mes PS-së e Rithemelimit të Berishës.
“Është e dukshme që marrëdhënia mes PS-së e grupit të Rithemelimit ka marrë jetë. Ju e ndoqët atë që tha Rama dje për këshilltarët e Kavajës. U adresoi që të mos bllokojnë asgjë që ka lidhje me komunitetin. Kjo është parimore, sepse nuk duhet të ketë as abstenime as pengesa, por sinjale se është zbutur gjuha e maxhorancës dhe Rithemelimit. Ata e kanë parë që grupi i Rithemelimit ka peshën specifike.
Por shqetësuese në aspektin moral, është që marrëveshja e vitit 2008 po jep pasojat edhe sot e kësaj dite. Do të thotë se gjithçka në këtë vend është në dorë të zotit Rama e Berisha. Berisha dejure nuk mund ti ushtrojë atributet e tij por ndërkohë të gjithë zgjatimet e tij, sepse e tillë është struktura e Rithemelimit, bëjnë komplet atë që Berisha ka projektuar. Në këtë vazhdë është dhe takimi i sotëm” argumenton analisti Ben Andoni.
Takimin e sheh si ‘shkrirje të akujve’ mes PS dhe Rithemelimit madje dhe bën një parashikim.
“Në këtë takim shenja ishte që pjesa e opozitës ofroi njerëzit e saj për të marrë pjesë. Duket se gjithçka është e mirë, dhe se interesi i publikut është më i madh, por ne kemi parë që në çdo moment ka prevaluar interesi politik mbi atë të komunitetit. Në këtë rast shikoj se po shkrihen akujt dhe jo shumë larg nga dita e sotme do të kemi përgjigje për vulën e PD-së” analizon Andoni.
/f.s