Nga Irena Beqiraj
Unë nuk futem tek njerzit që kanë veneracion të skajshëm për Kadarenë , por ai ka një varg që ka shënjuar mënyren si mendoj për ndarjen :
” Ndarja! Ah ndarja !
një fjalë gojë por që shpirtin ta qit ,
për të ndërtuar një ndarje për të qenë
është më vështirë se të ndërtosh një piramidë !
Kur ndahen dy njerëz thuhet ” një familje u prish” pasi dy individë dikur të dashur kthen në armiq ”
Pse është kaq e vështirë që njerëzit të bëjnë ndarje për të qenë , për shkak Varësisë? Frikës nga vetmia? Egoizmit? Mos pranimit të faktit se dikush tjeter ( as më i mirë e as më i keq se ty ) thjesht më komplementar mund të përmbushë palën tjetër më mirë? Fëmijët? Humbja e disa privilegjeve ekonomike, sociale apo shoqërore ? Pasiguria për të nesermen?
Pse ish/gruaja ish/ burri , ish/ i dashuri shpallet armiq apo kundeshtarë ? Pse duam ti mbajmë përjetësisht e të pa ndryshuara gjëra që nga natyra janë gjithmonë në transformim?
Dhimbja mund të thotë dikush! Edhe heqja e prangave të skllavit krijon dhimbje, por kjo nuk duhet ta ndalojë atë ti heq.
Nga gjithcka që kam lexuar, pro e kundër ndarjes kam arritur në një përfundim modest; ne nuk jemi mësuar të pranojme se jeta është një piramidë nevojash edhe kërkesash gjithmonë në transformim. Ne nuk e pranojmë dot transformimin pa fajsuar veten apo tjetrin , apo më keq ne besojmë se është në dorën tonë ta ndalojmë transformimin.
Ne nuk e pranojmë dot që ndjesitë , kërkesat nevojat e njeriut me afër nesh mund të ndryshojnë edhe pa u vënë re .
E pra më shumë sesa një vendim për të ndarë banesën , për të krijuar një ekonomi të përbashkët apo një mardhënije fizike ekskluzive familja është frymë, energji, respekt i ndërsjelltë, kujdes per mirëqënijen e tjetrit.Familjet mund të ndahen por ato shkatërrohen përfundimisht kur humbet fryma , kur ish-bashkëshortët e konsiderojnë tjetrin si “armiku” që i shkatërroi jeten , jo bashkëudhëetari qoftë edhe i përkoheshëm .
Thjesht nuk dimë të ndahemi , sikurse nuk kemi ditur kurrë të ndërtojmë piramida!
…..dhe vërtet o Irenë, nuk dij deri më sot që, një shqiptar të ketë ndertuar një piramidë.
Kam degjuar për viagrën, për ndertim xhamije, për ndonjë rrugë, dhe kohët e fundit edhe për teknologjitë digjitale, por sa për piramidë, të paktën deri më sot nuk më ka rënë në vesh.
Ne shqiptaret, na ka mallkuar perëndia, se edhe flamurin, e kemi me dy koka shqiponjash !!!
Do thuash që gjysma e ballkanit dhe shumë vende sllave e kanë shqiponjën me dy koka. E drejtë. Po jona është shqiponjë e zezë, ndersa të tjerët i kanë të bardha. Por të zezë, vetëm ne.
Më parë bashkohen gjarpëri me iriqin, se sa të puqen dy shqiptare. Shiko ç’bën Albin Kurti. Do ti vërë zjarrin tërë ballkanit, vetëm e vetëm, që ti shkojë në vënd, idiotllëku shvejkian dhe donkishotesk i tijë. Albini duhet çuar tek ndonjë psiqiatri lidhur me zinxhirë dhe të kurohet nja pesë vjet me detyrim.
Ne Shqipove, Na ka lindur nëna me kapsolle në kokë. Fjala e parë që mësojnë fëmijët në shkollë e familie, , është Sali Berishe, Ilir Metë, Shkëlzen, Argita.
Këto gjera, janë reflwktim në shoqerinë tonë.
Përshendes.