Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha uron të gjithë besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Novruzit. Por ndonëse e gjithë bota po mban frymën tek sulmet terroriste në Bruksel, duket se ish- kryeministri Berisha ka vendosur të solidarizohet pak me vonesë
“Të dashur miq, sot bektashinjtë shqiptarë, elitë e bektashizmit botëror, festojnë ditën e shenjtë të Sulltan Novruzit si ditën e shpresës, vllazërisë, mirëkuptimit, besimit të madh tek Zoti, adhurimit të Imam Aliut.
Me këtë rast të dashur miq, le t’i urojmë ne bektashinjtë shqiptarë kudo që ndodhen, kudo që janë. Gëzuar Sulltan Novruzin dhe të shprehim mirënjohjen më të thellë për kontributin e tyre të madh në pasurimin e jetës shpirtërore e kulturore të kombit shqiptar! Gëzuar!”, shkruan Berisha.