Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka dënuar sulmet e ndodhura sot në mëngjes në Bruksel. Sipas Bashës, këto sulme janë dëshmi e urrejtjes së verbër e çnjerëzore që ushqen dhe motivon terrorin.
“Aktet terroriste sot në kryeqytetin e Evropës morën dhjetëra jetë të pafajshme. Ato janë dëshmi e urrejtjes së verbër çnjerëzore e të pafe që ushqen dhe motivon terrorin. Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre. Partia Demokratike solidarizohet me popullin dhe autoritetet belge dhe evropiane në këto momente të vështira”, shkruan Basha.