Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Preshevës, ku një 52-vjeçar pas një zënke në makinë, ka plagosur me armë një 30-vjeçare serbe, dhe më pas vrau veten.
Mediat raportojnë se autori është një shqiptar me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, ndërsa nuk zbulohet identiteti i tij. Gruaja e plagosur raportohet se është një 30-vjeçare serbe.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në pikën ku paguhet për rrugën në Preshevë, pas një sherri të momentit. 30-vjeçarja doli nga makina dhe u përpoq të vraponte, por në atë moment është dëgjuar një e shtënë nga 52-vjeçari, i cili më pas e drejtoi armën nga vetja.
Gruaja është dërguar në Spitalin e Vranjës, në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa po hetohet e gjithë dinamika e ngjarjes.
/a.r