Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar, njëherësh edhe nënkryetar i PD është përballur në emisionin “Opinion” me deklaratat e tij që ka bërë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë betejës së brendshme të PD.
Bardhi tha se deklaratat i ka bërë në një kohë që besonte PD pa Berishën do të ishte më e fortë, por humbja në zgjedhjet e 14 majit treguan se ishte i nevojshëm bashkimi.
Ai e cilësoi Berishën si personin më të fortë në PD, ndërsa theksoi se depuetëtet do të vijojnë procesin e bashkimit në të gjitha strukturat.
“Unë kam bërë një betejë të brendshme me Berishën. 14 maji dhe më pas tregoi që… unë besoja se pa Berishën PD mund të ishte më e fortë, por rezultati ishte se ne kishim humbur 300 mijë vota nga zgjedhjet paraardhëse. Kështu, kut ri bën këtë lloj bilanci dhe kujtohesh se për çfarë e kamë bërë betejën me Berishë? Për pozicionin tim? Jo, por për të forcuar PD. Por kur shikon që rezultati është e kundërta e asaj që ke menduar, sigurisht që do të ndryshosh. Berisha është personi më i fuqishëm në PD. Unë kam besuar dhe luftuar për atë rrugë dhe kam thënë që shumica e PD nuk mendonin si Bardhi. Në këtë moment mendimi im në PD është pakicë. Qëllimi im është të bëjë çdo forcim për të forcuar PD dhe për ta zgjuar. Duke bashkuar forcat, një bashkim në diversitet. Unë dhe deputetë do i qëndrojmë aktit tonë të bashkimit”,-tha Bardhi.
/a.r