Peticioni për gjuhën shqipe ka qenë temë diskutimi në emisionin “3D nga Alban Dudushi” ku historiani Pëllumb Xhufi shprehu shqetësimet lidhur me mbrojtjen e gjuhën shqipe.
Xhufi u shpreh se sharlatanëve të gjuhës shqipe u janë hapur kanatet dhe se sipas tij janë futur me arrogancë tek njerëzit duke e konsideruar këtë një problem.
“Nuk është qëllimi i peticionit që t’i propozojë institucioneve masa represive. Qëllimi ishte t’i drejtohej njerëzve. Ne e shohim se ka reagime nga njerëzit por ka edhe mediat. Sot jemi thirrur ne, por dikur thirrësish të tjerët për këtë problem, hapur katër kanatet. Njerëzit e shkencës kanë munguar, ne nuk mund t’i shkojmë pas nëse kanë të drejtë apo jo sepse këta njerëz i janë futur një fushe me arrogancë sepse të merresh me gjuhën shqipe duhet të kesh diplomë, të jesh i certifikuar. Që të merresh me gjuhën shqipe duhet të dish më shumë se 10 gjuhë të tjera, pra një mungesë modestie dhe arrogance” ndërsa bën thirrje institucioneve të forcohen dhe të merren njerëz në punë që dinë dhe të merren me gjuhën shqipe.
/a.r