Mbetet ende enigmë se kush e publikoi video-skandalin ku përfshihej në konfrontim fizik Princ Leka me Elia Zaharinë.
“Gjëja më e shëmtuar në këtë histori, unë kam qenë nga të parët që flas për rrjedhjen e informacionit nga policia dhe prokuroria. Jam sulmuar shumë kur kam folur për këto. Nuk mund ta them kush e ka nxjerr videon, nuk e them dot se nuk mund t’i godisnin…nuk mund t’i vë gishtin,. këtë duhet ta hetojë policia. Atë portal që gazetarja Bezat e bën në mënyrë individuale si gazetare investigative, duhet ta bëjë një institucion që paguhet nga ne, ta hetojë qëllimin, arsyen, ky e ka marrë, ku e ka blerë dhe kush e ka shitur. Policia duhet të kishte sekuestruar celularin e të ashtuquajtur Princ Leka, gishti nuk mund t’i vihet vetëm policisë”- u shpreh eksperti Karamuço.
‘Nga verifikimet që unë kam bërë sot në mediat online, të gjitha e publikuan. Portali që e publikoi i pari në mënyrë ekskluzive, është i pari që e ka hequr. Ka mbyllur faqen e Youtube pasi reagoi Pallati Mbretëror. Më bën të dyshoj. Qëllimin ata e kryen, e bënë virale, tani është nisur nje hetim me rrjedhjen e videos. Ka pasur lajme të tjera ekskluziv me marrëdhënien e princit, i ka nxjerr në mënyrë ekskluzive. I njëjti portal me 600 ndjekës, faqen e tij të Fb dhe Youtube i ka mbyllur menjëherë pas bërjes virale. Jam në kontakt me gripin që verifikon rastin, ky material video është dorëzuar nga Princ Leka në formë USB. Nëse do dilte nga policia do ishte e xhiruar në një ekran, do video e pastër.”-u shpreh Bezat./m.j