Taulant Xhaka ka shpjeguar se përse e zgjodhi për ta përfaqësuar Shqipërinë e jo Zvicrën, siç veproi vëllai i tij, Graniti.
“Nuk ishte vendim kundër Zvicrës, por për Shqipërinë. Në momentin kur erdhi ftesa nga Shqipëria, nuk isha pjesë e Kombëtares së Zvicrës dhe ishte një mundësi për mua që të mund të bëja hapin e duhur dhe që të mund të përballesha me lojtarët më të mirë, apo që të provoja shanset për të marrë pjesë në finalet e një kompeticioni”, ka shpjeguar futbollisti kosovar për portalin zviceran, “tageswoche.ch”.