Vëllai i Fredi Belerit, Leonardo Beleri ka deklaruar se kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës i është kërkuar të hiqte dorë nga bashkia në këmbim të lirisë.
“Që nga dita e parë e arrestimit e deri më sot, i vetmi sugjerim që i është bërë Fredit është humbja e Bashkisë së Himarës. Domethënë të deklarojë dorëheqjen për të fituar lirinë, tha ai për median greke ERT.
Leonardo Beleri u shpreh se e prisnin dënimin me burg të vëllait të tij, duke shtuar se ky ishte synimi i qeverisë Rama.
“E gjithë kjo kërkon kohë dhe fatkeqësisht autoritetet shqiptare po luajnë shumë mirë me kohën”, deklaroi ai, teksa komentoi veprimet dhe procedurat nga pala greke dhe nga Ministria e Jashtme, ku u shpreh:
Ai parashikoi se “dënimi i kryebashkiakut të Himarës do të pasojë edhe në Gjykatën e Apelit, që mund t’i ulë dënimin, por Fredi Belerit nuk i intereson aq nëse do t’i ulet apo shtohet dënimi.
Kërkojnë që ai të dënohet në apel, të njolloset, të humbasë automatikisht bashkinë. Ky ishte plani i tyre që në fillim dhe deri më tani duket se po realizohet. Në thelb vëllai im ka kaluar 15 muaj burg. Ai lirohet nga burgu në Krishtlindje.
Por ai nuk e merr rolin e kryetarit të bashkisë. Nëse në apelin dënohet qoftë edhe një orë, ai automatikisht humb Bashkinë dhe humb të drejtat e tij politike për një periudhë të caktuar kohore, kjo caktohet nga gjykata”.
Dhe ai parashikoi se “atëherë ndoshta do të shpallin zgjedhje të reja”.
/f.s