Pas bazave ajrore të Kuçovës dhe Farkës, dhe bazës detare në Pashaliman, Shqipëria po investon edhe në bazën tokësore të Bizës afër Tiranës, njofton ScanTV.
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur tenderin me fond limit 178,6 milionë lekë me objekt “Ndërtimi i infrastrukturës së garnizonit stërvitor, Pajet – Bizë, Tiranë”.
Garnizoni i Pajetit është një ish repart ushtarak që ka funksionuar deri në vitet 90.
Sipërfaqja e përgjithshme e pronës është 106 mijë metra katrorë dhe shtrohet 3.9 kilometra larg poligonit të Bizës, raporton SCAN.
Projekti parashikon rikonceptimin arkitektonik duke vendosur në qendër sheshin ceremonial për rreshtimin e trupave, çadrat e komandës së stërvitjes, çadrat logjistike për ushqim dhe shërbime, çadrat e ndërlidhjes si dhe sheshin e fjetjes.
Garnizoni është projektuar me dy hyrje-dalje, kërkesë kjo sipas standarteve të NATO-s për funksionimin e tyre.
Ky garnizon parashikohet që të ketë 1500 trupa dhe 100 mjete të ndryshme.
/a.r