Kur shtetet demokratike të botës po shprehin ngushëllimet për sulmet terroriste në Bruksel, Rusia ka vendosur ta kritikojë qasjën e NATO’s. Kryesuesi i Komitetit për Politikë të Jashtme të Dumës ruse, Alexei Pushkov, ka shkruar në Twitter:
“Derisa (shefi i NATO-s Jens) Stoltenberg është i zënë duke luftuar ‘kërcënimin imagjinar rus’ dhe duke vendosur trupa në Letoni, nën hundën e tij në Bruksel po hidhen në ajër”. Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka pasur një qasje të ngjashme.
“Nuk mund t’i përkrahni terroristët në një pjesë të globit dhe të mos prisni se ata do të shfaqen në pjesë tjera të globit”, ka thënë Zakharova. Sot në Bruksel kanë ndodhur tre shpërthime duke i lënë të vdekur së paku 23 persona.