Kanë ardhur paraditen e sotme reagimet e para të udhëheqësve ndërkombëtarë të cilët janë solidarizuar me popullin belg.
Kryeministri britanik David Cameron tha se ndihet i tronditur nga ngjarjet e sotme. “Do bejme gjithcka per ta ndihmuar Belgjiken” – ka thene Cameron.
Solidarizimit i eshte bashkuar edhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Ndërkohë, Martin Schultz në një reagim të shpejtë theksoi se mendimet e tij janë me qytetarët.
Po sot, Frankfurti dhe Parisi raportohet të kenë shtuar masat e sigurisë sa i përket stacioneve të transportit qytetar. Nga ana tjetër, Holanda ka nxjerrë ushtrinë në rrugë për të marrë në dorë ruajtjen e objekteve me rëndësi dhe ka deklaruar mbylljen e kufirit me Belgjiken.