Pas Elbasanit, kryesocialisti Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e Organizatave Socialiste të Lezhës.
Përpara Asamblesë Kombëtare të 16 Marsit në Durrës, çdo organizatë socialiste do duhet të shtojë radhët me prurje të reja. Proces që Edi Rama ka deklaruar se do ta ndjekë personalisht në terren. Kryesocialisti është shprehur i bindur në fitoren e një mandati të 4 qeverisës, siç ju tha socialistëve të Lezhës.
Kjo fitore, sipas tij duhet për të dëshmuar që kjo forcë ka përgjegjësinë për të garantuar se procese si ai i Reformës në Drejtësi, reformave ekonomike, por dhe pozicioni aktual në arenën ndërkombëtare i Shqipërisë të mos kenë kthim pas.
Rama shpërndau në mënyrë simbolike dhe disa karta antarësimi dhe kërkoi nga forumet e kësaj force që të provojnë çdo ditë që Partia Socialiste është e hapur për të gjithë.