2023 rezultoi një vit i mirë në prodhimin e energjisë elektrike teksa sasia e prodhuar vitin që lamë pas u rrit me 25.6% duke arritur kështu në 8.796 GWh.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave ishin hidrocentralet publike ato të cilat prodhuan më shumë energji në masën 58.2% pasuar më tej nga ato private 40.8% dhe më pak nga fotovoltaikët në masën 1% të prodhimit.
Bazuar në sasinë e përdorur individët renditen konsumatorët më të mëdhenj 6221 GWh me një rritje 1.4% në 2023, ndërsa bizneset nga ana tjetër e ulën konsumin duke konsumuar 3104 GWh ose 2.7% më pak se në 2022.
Situata e mirë hidrike ka ndikuar edhe në humbjet në rrjet, të cilat ranë me 0.2%, ndërsa ato në shpërndarje janë ulur me 1,6 %, krahasuar me vitin 2022. Bazuar në një situatë të mirë prodhimi, vendi ynë doli më pak në bursë për të blerë energji. Shifrat tregojnë një rënie të importeve me 36.9%, duke importuar 1922 GWh në 2023.