Një shofere e një mjeti të rëndë rural është shpëtuar në mënyrë dramatike nga zjarrfikësit teksa automjeti i saj varej duke u lëkundur nga një urë dje në Kentucky, SHBA.
Shoferja është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën sipas raportimeve, ndërsa dhe një tjetër person i përfsirë në aksident është shtruar në spital, shkruan rrjeti vendas CBS WLKY.
Zjarrfikësat e Louisville thanë se rreth 30 efektivë punuan në skenën e aksidentit teksa kishin nxjerrë shoferen e mjetit të varur në ajër duke zbritur te ajo me litarë.
Ata shtonin se ishin stërvitur për situata të tilla dhe se pas shpëtimit drejtuesja e mjetit ishte e ndërgjegjshme dhe lutej për atë që i kishte ndodhur./m.j