Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pasditen e sotme në biznesin e deputetit të PS-së në Lushnje Bujar Çela.
Nga shpërthimi mbetën të vdekur babë e bir që punonin në këtë biznes dhe u plagosen edhe 7 të tjerë, mes tyre edhe deputeti Çela.
Shpërthimi ishte aq shumë i fuqishëm sa përpos magazinës, shkaktoi dëmtime edhe në banesat përreth.
Siç shihet edhe nga këto video dyert prej xhami në shtëpi dhe biznese janë bërë copë-copë.