Tre persona janë arrestuar në Fier nga policia gjatë aksionit “Sundimi i ligjit”, të cilët udhëtonin të armatosur me pistoleta.
Dy vëllezërit R. K. 25 vjeç, B. K. 24 vjeç, si dhe shoku i tyre B. A., 50 vjeç po qarkullonin të armatosur dhe në momentin që kanë parë shërbimet e policisë, kanë tentuar të largohen dhe të fshehin armët duke i hedhur në një zonë me bimësi.
Por forcat e policisë mundën t’i arrestonin. Ndërsa 2 armët e zjarrit pistoleta janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale, policia sekuestroi edhe 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një karburant.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/a.r