Një oficer policie në Burrel, do të ndiqet penalisht pasi ka përgojuar gjithë stafin e policisë së Matit dhe drejtues të rëndësishëm në rreth, duke sajuar histori erotike . Denoncimet me sms të policit, kanë marrë më qafë deri më sot disa drejtues në rreth dhe zyrtarë të policisë, edhe pse kanë qenë të sajuara.
Hetimet e prokurorisë identifikuan oficerin e policisë B.Xh si autor të këtyre historive.
Zyrtari ka marrë raport mjekësor për të shmagur përballjen me prokurorinë këto ditë ndërsa në prokurori kanë vërshuar denoncime të tjera nga viktimat e fantazisë seksuale të oficerit të policisë.