U mbajt këtë të enjte (29 shkurt) në Tiranë Samiti Ballkani Perëndimor-Bashkimi Europian ku në fokus kryesor ishte integrimi i rajonit dhe zbatimi i planit të rritjes ekonomike. Në këtë Samit morën pjesë liderë të Bashkimit Europian si edhe zyrtarë të lartë të Brukselit.
Edvin Kulluri, ish sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e mbrojtjes, Edvin Kulluri i ftuar ne studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” u shpreh se qeveria po hiperbolizon samitin dhe se Rama është munduar të përfitoj politikisht nga ky samit.
“Unë besoj se kjo është një pikëpamje shumë provinciale që Rama mburret sikur ka bërë ndonjë hata dhe opozita lëshohet me histeri. Këtu nuk jemi as për të shitur samitet po as të themi hajde ta nxijmë edhe samitin pse e bën Edi Rama.
Qeveria hiperbolizon një samit sikur ka ndodhur hataja. Këtu nuk ka ndodhur hataja. Rama është munduar për të përfituar edhe vet politikisht dhe nuk do të mendoj as për Berishën as Bashën por do të mendoj për kapitalin e tij politik“, u shpreh Kulluri.
/a.r