Edhe pse Ajaksi nuk po kalon një prej sezoneve më të mirë, në skuadrën holandeze ka arritur të spikatë Diant Ramaj.
Portieri me origjinë shqiptare, por me pasaportë gjermane, ka qenë protagonist në fushë dhe tashmë është mes emrave më të lakuar në merkato.
Djaloshi me prejardhje nga Gjakova është vënë në shënjestrën e Arsenalit, Mançester Junajtid dhe Çelsit.
22-vjeçari ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Gjermanisë, nga 18-vjeçarët e deri në skuadrën e 20-vjeçarëve, por prej vitit 2021 nuk ka marrë asnjë thirrje nga “Pancerat”.
Ndoshta ai mund të jetë një alternativë potenciale për Shqipërinë në të ardhmen.
/f.s