Analisti Neritan Alibali, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka deklaruar se Samitet e mbajtura dy ditët e fundit në Tiranë, janë një reklamë e mirë për vendin, si dhe kanë sjellë në Shqipëri liderë të rëndësishëm.
Ai ka shtuar se në Samitin e sotëm BE-Ballkani Perëndimor u caktuan të qarta hapat që Shqipëria duhet të ndjekë që të integrohet në Union.
“Pas luftës, BE është më e përfshirë në Ballkan. Samitet janë mbajtur në Tiranë pas drejtimit të këshillit të Sigurisë nga Shqipëria. Samitet kanë sjellë udhëheqës të rëndësishëm në vend.
Pashë një qasje të re që ka nisur që në nëntor të 2023 por sot u materializua, përcaktimi i formulës së reformave që do të çojnë drejt rajonin drejt anëtarësimit. BE i interesuar të shkrijë dhe pranojë brenda vetes Ballkanin Perëndimor, se sa është vetë rajoni.
Raporti i BERZH dhe Freedom House, Shqipëria ka shkuar drejt keqqeverisje, është shkaktuar krimi dhe korrupsioni, shenja të këqija për qeverinë. Shqipërinë dhe rajonin i ndalon në rrugën europiane, mungesa e reformave.
Sa i përket çështjes “Beleri” faktit që fqinji ynë kërcënon me mos mbështetje në rrugën e integrimit, Greqia është mësuar të na bëjë gjithë kohës presione si dikur me operacionin “fshesa” (duke kthyer emigrante te paligjshem ne Shqiperi) por sot Shqipëria nuk është më e njëjta. Megjithatë mendoj se kjo është e përkohshme, pasi kur të jemi gati Greqia mendoj se do të na mbështesë”, tha ai.
/f.s