Në Tiranë mbahet sot Samiti për Ukrainën ku pjesëmarrës janë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovici.
Analisti serb, Nenad Canak tha në një intervistë për Euronews Albania se prania e Aleksandër Vuçiç në Samitin për Ukrainën është e detyruar për shkak të presionit ndërkombëtar.
Sipas tij, Vuçiç nuk do të ketë asnjë mesazh domethënës për të përcjellë.
/f.s