Mikpritja për herë të parë e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, liderin e rezistencës heroike.
Kështu shkruan Edi Rama në rrjetet sociale teksa ka ndarë pamje nga pritja që i bëri presidentit ukrainas në zyrën e tij në Kryeministri.
Pasi bënë një foto, Rama i tregoi Zelenskyt zyrën e tij dhe më pas i dha një dhuratë.
Dhurata e Ramës për Zelensky ishte një libër me mbishkrimin sipër ‘Edi Rama’, ku shfaqeshin në kopertinë dhe skicat e njohura të kryeministrit.
Kujtojmë që Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani. Vizita e tij shoqërohet me masa të rrepta sigurie.
/a.r