Fluksi i rrymave ajrore të ngrohta Mesdhetare vijon të ndikojë Europën juglindore duke mbajtur temperatura të larta në fundin e Dimrit Meteorologjik.
E Mërkurë, 28 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Era do të fryjë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/15°C
– Zonat e ulëta 8/23°C
– Zonat bregdetare 12/23°C
Kosovë
Kosova për dt. 28 Shkurt 2024 do të ketë vranësira të dendura. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 6°C –10°C në mëngjes deri në 15°C – 16°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte, 29 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura shtresore dhe reshje shiu pasdite në jugperëndim dhe juglindje pasdite. Era do të fryjë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5-6 me lartësi vale 0,5-1,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 7/12°C
– Zonat e ulëta 8/20°C
– Zonat bregdetare 14/22°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari