Gentian Goskova i njohur si Reçi i Korçës ka dëshmuar në procesin ndaj ish-anëtarëve të bandës së Durrësit. Ai ka treguar njohjen e tij me Luftar Recin si rastin e dënimit të tij me 3 vite e 6 muaj burg!
Gentian Goskova: “Jam pa punë, jetoj jashtë shtetit dhe punoj punë sezonale në Greqi. Luftar Reci nga viti 2017 më ka dërguar letra nga burgu. Në ata kohë komunikoja dhe me gruan e Recin. Ai më kërkonte lekë dhe un ia japja. Nga viti 2017 e deri 2021 i kam dhënë rreth 20 mln lek. Para i kam dhëne edhe bashkëshortës së tij.
Më tha më jëp lek se kam nevoje se kam fëmije sëmurë në maqedoni. Me pas ai komunikonte me letra dhe mbaj mend dhe me telefon. Leket ia dërgoja nëpërmjet 2 policave të burgut. Jam dënuar 3 vite për korrupsion se kam fol me Luftar Reçin. Nga Ervis Kosova kam dëgjuar se Luftari ka folur gjera të kota për këto të Durrësit dhe Vlorës. I kam thënë ca janë ato fjalë dhe më ka thënë se mos u merr ti se po merren ato të SPAK-ut”.
Gentian Goskova dhe Ervis Kosova janë dënuar nga GJKKO për “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim”
Të dy akuzohen se kanë tentuar të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe disa personazheve të tjera të njohura të botës së krimit të përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.
Sipas pretendimeve të ngritura nga SPAK Goskova dhe Kosova mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku mbahej edhe bashkëpunëtori i drejtësisë dhe nëpërmjet të cilit janë përpjekur për të manipuluar dhe siguruar deklarime të rreme nga Luftar Reçi.
Sipas hetimeve të drejtuara nga prokurori Altin Dumani, nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës, atëherë ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit.
Elminimi i Reçit sipas SPAK do të kryhej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë Eurosh. Plan ky që dështoi pasi polici që do të përfshihej në të u bë bashkëpunëtor i drejtësisë.
/f.s