50-vjeçari me iniciale P.Xh. është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht në rrugë një 14-vjeçare në Kavajë. Arrestimi i tij erdhi pas kallëzimit të bërë nga e mitura.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/a.r