“Babai më thoshte se nuk zgjidhen problemet ndryshe me të, përveçse me vrasje”, kështu shprehet për “Pa Gjurmë” në Report Tv Blerina Meta, e veja 50 vjeçe e Pëllumb Metës, nëna e 3 fëmijëve që vranë dhe groposën babanë në stallën e bagëtive në Shënavlash të Durrësit.
E pyetur pse nuk i dha fund martesës me divorc, ajo tha se kishte frikë.
“Po qëndrove në shtëpi të vras po ike te prindërit e t’u të vras. Te njerëzit e mi s’më linte, më thoshte të vras këtu dhe të vras atje, se ku duhet të rrija unë dhe fëmijët sipas atij nuk e di”, tregoi ajo më tej./m.j