Motra e Pëllumb Matës ka hedhur akuza të forta ndaj gruas së viktimës, duke thënë se ishte ajo që ka organizuar vrasjen.
“Asnjë qime floku nuk ka prekur. Ajo ishte aq e aftë në 26 vite bëri shkollën e krimit dhe urrejtjes që largoi çdo pjesëtar të afërt apo të lart me familjen, Pëllumbi po të ishte aq i dhunshëm e kishte fuqinë ta detyronte. S’ka bërë një vit babai që vdiq, vetë ishte me djalin e vogël. Monstra vet nuk erdhi. Ai po të ishte aq i dhunshëm mund ta kishte marrë nga flokët,
Të gjitha jemi femra dhe kemi grindje por nuk e çon dot nëpër mend t’i hedhësh fëmijët kundra një babe. Ta gjesh në gjumë, me gjakftohtësinë me të madhe, edhe nëna me gjithë gocën, që e ka mbajt. Hygertën e mbante si 9 vjeçe. Gerta hajde te babai, ulu këtu, i përkëdhelte. Të gjitha të mirat njëri tjetrit. Ajo duhet të jetë prapa hekurave, është manipuluese, monstër e të gjitha kohërave që ka punu 26 vite për këtë ditë që ia arriti. Nuk është shembull i familjeve shqiptarëve.