Në një postim në Facebook, Izet Haxhia i rikthehet ngjarjeve të vitit 1997 dhe tregon një episod pak të njohur nga opinioni.
Bëhet fjalë për një rebelim të Azem Hajdarit, në një kohë që marrëdhëniet e tij me Berishën ishin të tendosura skajshëm.
Ja çfarë shkruan Izet Haxhia:
Ka qenë fillim i vitit të mbrapsht 1997, fundi i muajit janar. Po kaloja me një mikun tim andej nga Stadiumi Dinamo, kur në fushën përpara tij shof një grup prej tridhjetë vetash, shumica tropojanë me hunj e hekura nëpër duar. Ndalova dhe i pyes se shumicën prej tyre i njifsha, se çfarë problemi keni? Më thanë që ai tradhtari i PD-së (e kishin fjalën për Hajdarin) don të bëjë miting me sindikatat për të rrëzuar qeverinë, prandaj neve do ta rrafim, më thanë. I pyeta ku ndodhet tani Hajdari, dhe pasi mësova vendndodhjen e tij shkova aty. Ishte i rrethuar nga policë dhe civilë të shumtë që ishin pjesëtarë të SHIK-ut. Pasi debatova pak me Hajdarin, e largova nga aventura e tij e mitingut të sindikatave duke e shpëtuar edhe nga një dajak i sigurt që e priste në sheshin e mitingut.
Është folur e janë thënë shumë gjëra për këtë ngjarje. Sikur mua atje më kishte dërguar Saliu apo kisha shkuar me urdhër të tij. Po ju them se pas këtij veprimi timin personal kam marrë vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra ku isha nga ana e marshallit (domethënë Saliut), sepse me anë të SHIK-ut e policisë duke përdorur paramilitarët e PD-së, marshalli donte t’i jepte një dajak të mirë heroit të tij të mëvonshëm. Unë prisha pa dashje këtë skenar të marshallit…
Por një vit më pas nuk arrita ta pengoja skenarin e marshallit për nxjerrjen në pritë të heroit që i kushtoj jetën në atë natë të 12 shtatorit 1998, dhe mua e vëllezërve të mij një dënim të sajuar nga marshalli dhe veglat e tij në sistemin e drejtësisë…