Nga Edmond Sufaj
Çfarë nuk po dëgjojmë këto ditë, jo po formula e supërligës, jo po gjyqtari, jo po shitje e hapur apo e mbyllur…..
Si ka mundësi të thuhen të gjitha këto kur pronarin e FSHF-s e kemi dhe zv pronar ..ne Uefa?
Të gjithë një për një pas pronarit. Të gjithë gati kur i kërkohet të zgjedhin dhe të gjithë në heshtje kur duhet të japin një mendim.
Askush nuk thotë asgjë për boshatisjen e stadiumeve dhe aq më tepër të fenomeneve.
Çuditërisht janë të kënaqur edhe kur humbasin çuditshëm! Ndoshta pronari i FSHF di si ti mbyllë gojën secilit me thërrimet që bien nga fondet e Uefas dhe llokmat e përcaktimeve të rezultateve, ndoshta!
Por gjithsesi, që kur ka hyrë supa në mes, nuk ka më blerje apo shitje nga klubet, por bindje për rezultaret që do pronari !
Hajde tani, rrisni nivelin e aktrimit të paktën se edhe dukja ka rëndësi!