“Ukraina s’mund të kishte gjetur më mirë të mirë dhe BE s’mund të kishte një partner më të mire se Shqipëria.” Kështu u shpreh ambasadori i BE, Silvio Gonzato në manifestimin solidarizues, në Tiranë në kuadër të dy vjetori të luftës në Ukrainë.
“Ka dy vjet që nga pushtimi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë. Sa mirë gjithë ky solidaritet në Tiranë. Shqipëria dhe BE qëndruar krah për krah duket folur qartazi kundër agresionit rus në Ukrainë.
BE ka akorduar 88 mld euro për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj po ashtu edhe Shqipëria ka treguar veten me mbështetjen e saj Ukraina s’mund të kishte gjetur më mirë të mirë dhe BE s’mund të kishte një partner më të mire se Shqipëria. Është e drejtë të qëndrojmë krah Ukrainës, ka të bëjë për paqen ndërkombëtare”, tha ai.
“Nëse ia del Rusia nuk do ndalojë në kufijtë e Ukrainës. Mbështetja dhe fitorja e Ukrainës, garanci për të gjithë botën. Pushtimi rus ka sjellë vuajtje e shkatërrim në Ukrainë. Ka sjellë zhvendosjen e civilëve.
Jeta nën pushtimin rus është një ferr i vërtetë. Ukrainasit vijojnë të bëjnë qëndresë ata janë frymëzim për të gjihë ne, por u themi se do të vijojmë të mbështesim në mënyrë që Ukrainë të fitojë.