Italiani qëllon me armë tre hajdutë që i kishin hyrë për të vjedhur dhe lë të vdekur njërin prej tyre, që sipas mediave italiane është shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në Kazerta, kur pronari i një autooficine ka rrëmbyer armën për t’iu përgjigjur disa personave që sipas tij kishin hyrë për ta vjedhur.
Mediat italiane raportojnë se tre hajdutët po largoheshin me një BMË me ngjyrë të bardhë, ndërkohë që italiani i ka qëlluar me armë.