Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij.Detaji që i ka “tradhtuar” në realizimin e ngjarjes ka qenë telefoni që e kishin harruar në xhepin e viktimës. Për pasojë policisë i rezultonte që viktima ndodhej në shtëpi.
Nisur nga ky detaj, kanë nisur kërkimet në banesë nga ku rezultoi se Pëllumb Meta ishte groposur në kasollen pranë shtëpisë. Makina e tij ishte dërguar nga fëmijët në Sektorin Rinia me qëllim që të dukej si mbytje në det, nga ku policia ka kërkuar për disa ditë, por pa sukses.
Për këtë ngjarje, është arrestuar djali i madh, Hysen Meta 24 vjeç, vajza 19-vjeçarja Hygerta Meta, si edhe djali i vogël Amarildo Meta 22 vjeç. Në hetim është vënë dhe nëna, bashkëshortja e viktimës si person që kishte dijeni për ngjarjen dhe kishte penguar për zbardhjen e saj.
Fillimisht 19-vjeçarja Hygerta Meta dëshmoi para efektivëve të policisë ishte ajo që kishte kryer aktin e rëndë, mirëpo pas hetimeve të bëra nga uniformat blu ka rezultuar se ai që ka shkrepur armën ka qenë djali i shtëpisë, Hysen Meta 24 vjeç.
Njësoj si 19-vjeçarja, edhe vëllezërit kanë dëshmuar se shkak kanë qenë konfliktet e vazhdueshme në shtëpi që arritën kulmin me fejesën pa dëshirë të të resë. Policia konfirmoi se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por një plan të menduar nga fëmijët e tij.