Ëngjëlli i Victoria’s Secret, Candice Swanepoel është shtatzënë nga i fejuari i saj Hermann Nicoli, dhe vetëm pak ditë pasi bëri publik lajmin, poston foto ku tregon shenjat e ‘ëngjëllit të saj që po lulëzon’.
Candice ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto me të brendshme, dhe dorën e saj dhe të Hermann mbi bark.
Një burim ka thënë për E! News se ajo është shumë e lumtur për lajmin. Çifti u fejua në gusht 2015, teksa kanë 10 vjetqë janë bashkë, që kur Candice ka qënë 17 vjeçe.
Por Candice nuk do të jetë e vetme në këtë shtatzani, teksa pak ditë më parë edhe ëngjëlli tjetër i Victoria’s Secret, Behati Prinsloo ka bërë të ditur shtatzëninë e saj. Ajo pret një fëmijë nga i dashuri Adam Levine.