Analisti Skënder Minxhozi, në intervistën për “Special Report”, theksoi se Lulzim Basha kishte mundësinë që të fitonte përkrahje nëse do të votonte sot pro amnistisë penale, e cila nuk mori votat e mjaftueshme sot në Kuvend. Ai tha se Basha krijoi pritshmëri tek njerëzit që përfitonin nga kjo amnisti.
Sipas Minxhozit, kreu i PD-së vepron me njërin sy nga rrugica e shtëpisë së Sali Berishës. Ai shprehu bindjen se maxhoranca mund t’i sigurojë votat për të miratuar amnistinë por shtoi se dita e sotme ishte një moment i rëndësishëm për bashkëpunim ndërpartiak për një çështje kaq të rëndësishme humane.
“Basha identifikoi këta persona si njerëz që endeshin gjyqeve të burgjeve, duke i evidentuar si një shtesë që ia vlen të ndihmohet. Krijoi pritshmëri për këta njerëz, iu dha një mesazh që ia ku më keni mua dhe jo Foltoren. Problemi është që Basha çdo hap që hedh dhe negociatat që kryen e bën me njërin sy nga rrugica. Këta janë komplekset e tij dhe për vetë natyrën e tij të paqëndrueshme si politikan, është gati të djegë çdo negociatë me qeverinë. Jam i bindur se Rama e gjen shumicën për të kaluar amnistinë. Puna është që të kishte një negociatë serioze, paradhomë e diskutimeve për ligjin zgjedhor dhe ky dështim duket një parathënie e keqe e asaj që na pret për ligjin elektoral. Sot humbi një moment bashkëpunimi ndërpartiak pa parë shumë ngjyrat e kartonit dhe testerat në xhep.
Basha është vështirë të parashikohet si politikan. S’dua të bëj ironi por është thjesht konstatim. Është i paqëndrueshëm dhe është vështirë të kuptosh se çfarë kërkon. Ishte një moment që të fitonte përkrahje në një pjesë të spektrit opozitar sepse do të ishte ndihmë e drejtpërdrejtë. Ishte një moment që të merrte përkrahjen që kërkon dëshpërimisht. Basha ka shumë pak vota. Instikti i parë do të duhej ta shtynte drejt zgjerimit të bazës së përkrahjes dhe atyre që e shohin me sy të mirë.
Këtu palët luajnë me kartën e presionit dhe është një process që ka të bëjë me psikologjinë e kundërvënies. Maxhoranca kërkon ta shkarkojë përgjegjësinë nga vetja dhe të mos e konsiderojë një humbje politike në sallën e kuvendit atë që ndodhi. Maxhoranca ndihet e fortë se beson se i ka shifrat për ta kaluar ligjin por ka këmbëngulur dhe me Çuçin dhe ministrin e drejteëisë se po kërkon një moment dialogu dhe marrëveshjeje se ky ligj kërkon që të gjithë të binin dakord për ta miratuar. Është një ligj që ka të bëjë me natyrën humanitare të politikës dhe institucionit. Është dështim i një negociate.“, u shpreh Minxhozi./m.j
Faleminderit shumë,i dashur,z.Minxhozi.Si gjithmonë me analiza racionale,të nevojshme dhe të dobishme për shoqërinë shqiptare.