Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi thotë se Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë shkatërruar Partinë Demokratike.
Elezi u shpreh se ata nuk kanë menduar strategji sesi të mundin kryeministrin Edi Rama, por sesi të mbijetojnë politikisht.
“Për njerëzit që e kuptojnë politikën dhe arrijnë të lexojnë lëvizjet politike, plani për të shkatërruar Partinë Demokratike i ka të dy aktorët, edhe Bashën, edhe Berishën. Këto duhet të kenë një strategji sesi të mundin kundërshtarin.
Këto kanë ndërtuar strategji vetëm për mbijetesën e vet. Nuk është Edi Rama ai që po e shkatërron Partinë Demokratike. Nuk mund ta shkatërrojë kundërshtari forcën tënde politike. Nuk e realizon dot.
Është e turpshme, sepse konflikti në Partinë Demokratike ka ndodhur në kohën që Gazment Bardhi ishte sekretar i Partisë Demokratike dhe manipuloi kuvendin e 18 dhjetorit. Gaz Bardhi krijoi një vepër penale, që të falsifikosh një kuvend kombetar, duhet të përfundosh në burg.