Prej më shumë se dy orësh ambasadori i akredituar i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ndodhet në institucionin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ku po zhvillon një takim me prokurorët e SPAK.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene informon se në fokus të këtij takimi janë hetimet pasurore dhe grupet e narkotrafikut shqiptar në BE dhe Britani.
Kujtojmë që prej kohësh në Britani mafia shqiptare ëhstë kthyer në një shqetësim serioz, jo vetëm për emigracionin e paligjshëm, por edhe për narkotrafikun.
Janë të shumtë shqiptarët që rrezikojnë jetën për të hyrë në Britani dhe për të punuar më pas në “fermat e kanabisit”.
/f.s