Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë se Shkodrës, pasi ka kanosur për gjakmarrje një 57-vjeçar.
42-vjeçari, Ervis Baba, ka kanosur një 57-vjeçar, i cili 10 vite më parë në një aksident rrugor, i ka përplasur për vdekje vëllain.
“Këto shërbime arrestuan dhe shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur për gjakmarrje, një 57-vjeçar që rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të shtetasit E. B.;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
/a.r